http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U nisen për ne mort po nuk mund te përcillnin te afërmin e tyre per ne banesën e fundit. Mes hidhërimit te humbjes se familjarit te tyre familja Lala ne Mat u përball edhe me pamundësinë e varrimit te tij, pasi ura qe te çon per ne varreza është e pakalueshme. Familja ndodhet ne komunën Baz te rrethit te Matit, ndërsa varrezat me te afërta janë ne fshatin përtej lumit. Por për te arritur atje duhet përshkuar ura prej druri, e cila është teje e amortizuar. Te ndodhur para nje situate te tille familja Lala është detyruar te shtyjë varrimin. Për situatën ka reaguar edhe kryeplaku i fshatit, i cili ka kërkuar nga instancat qeveritare ndërhyrjen për zgjidhjen e problemit te kësaj familje. Ura ka vite ne kete gjendje dhe e vetmja mënyrë kalimi per ne fshatin tjetër behet nëpërmjet varkave.