Ahmetaj: Rritje ekonomike 3%, lehtësira për biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2014-të ishte viti ku ekonomia shqiptare shënoi kthesën e saj, por në 2015-ën qeveria pret që të rikthejë rritjen ekonomike. Në një intervistë për Vizion Plus, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e konsideron 2014-ën si tejet të vështirë, por që arriti të rikthejë besimin në ekonomi. Përveç rritjes ekonomike në nivelin 3.%, tashmë kanë përfunduar edhe të gjitha rishikimet në nivelin e taksimit. Ahmetaj thotë se ndryshimet ligjore do të përqendrohen te lehtësimi i procedurave të biznesit dhe shpejtësia e administratës për t?i shërbyer publikut. Por cilat do të jenë sfidat e ekonomisë gjatë këtij viti? Ministri shprehet se përveç reformës në energji, e cila do të vazhdojë qeveria ka marrë si angazhim edhe luftën ndaj atyre që nuk paguajnë ujin e pijshëm. Ndryshe nga 2014-ta ku nuk arritën të realizoheshin investimet publike për rrugë e shkolla me plot 83 milionë dollarë, tashmë fondet në buxhet do të jenë gati që në datën 5 janar. Një tjetër angazhim i marrë përsipër nga ana e kabinetit Rama është edhe nxitja e kreditimit, duke përdorur instrumenta përmes të cilave qeveria do të mbështesë biznese në zhvillim.

Share This Video


Download

  
Report form