http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi i naftës bruto ka shënuar një rënie rekord, ndërsa një fuçi shitej me 49.92 dollarë. Një çmimi i tillë për naftën bruto nuk është ulur që prej vitit 2009, 5 vjet më parë. Sipas ekspertëve rënia drastike e çmimit të naftës ka ardhur nga ulja e çmimit të fuçisë nga vendet arabe, që është prodhuesi dhe ekspertuesi më i madh në Europë. Ndërkohë ulje e çmimit është ndjerë dhe në naftën amerikane, e cila ka rënë në një kuotë edhe më të ulët, 48.01 dollarë për fuçi. Që prej mesit të vitit 2014 nafta bruto ka pësuar një rënie me rreth 50 %. Në anën tjetër analistët vërejnë një rritje të prodhimit të naftës ruse, që ka arritur në pikun e saj më të lartë historik që prej viteve 80.