Ministria e Ekonomisë thotë se shifrat e publikuara nga INSTAT garantojnë objektivin vjetor mbi 2% të rritjes ekonomike, siç është parashikuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas zëvendësministrit Mete, arsyeja e kësaj rritjeje janë reformat e qeverisë.