http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nën moton ?Bashkëpunimi, themel dhe udhë për paqen?, krerët e komuniteteve fetare në Elbasan janë mbledhur të gjithë bashkë, për t?u solidarizuar me viktimat e masakrës të ndodhur në revistën satirike ?Charlie Hebdo?. Të gjithë njëzëri ata kanë dënuar aktet terroriste. Në marshim morë pjesë qindra qytetarë, të cilët dolën në mbështetje të fjalës së lirë. Edhe drejtuesit e tjerë fetarë në fjalimet e tyre e vunë theksin tek vlerat e paqes dhe bashkëpunimit.