http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
250 mijë punonjës në sektorin privat por edhe në shtet rrezikonin seriozisht pensionin e tyre pasi për 8 vite institucionet ku punonin nuk kanë derdhur sigurimet shoqërore. Veliaj tha se situata e gjetur ishte kaotike, të cilën e krahasoi me një piramidë të re, të ngjashme me atë të vitit 1997. Ministri i Mirëqënies Sociale shfrytëzoi një aktivitet për punësimin e të rinjve për të listuar institucionet shtetërore të cilët në vite nuk kanë derdhur kontributet e punonësve edhe pse ia kanë mbajtur atë nga paga. Veliaj njoftoi se me urdhër të Kryeministrit të gjitha institucionet tashmë po paguajnë këto detyrime të prapambetura ç'ka bën që të mos preket rroga e asnjë punonjësi, dhe pensioni i tij të jetë i sigurtë. I njëjti detyrim vlen edhe për kompanitë private që nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit e tyre.