Veliaj për energjinë: Përfitojnë mbi 200 mijë familje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka miratuar kompensimin për rritjen e çmimit te energjisë elektrike. Ministri për Mirëqenien Sociale Erjon Veliaj ka njoftuar se nga kompensimi do te përfitojnë familjet me ndihme ekonomike, pensionistet, personat me aftësi te kufizuar, dhe punonjësit buxhetore me page me te ulet se 35 mije leke qe ne total janë plot 203.928 familje.Erjon Veliaj thekson:?Shuma që secili prej këtyre individëve do të marrë si shtesë automatike në pagesën e familjes së vet është 6480 lekë në muaj.Veliaj është ndalur edhe tek problem i pagesave te sigurimeve shoqërorë, duke lajmëruar se çdo kompani qe ka probleme do te njoftohet nëpërmjet një letre duke filluar nga kjo jave.Të gjitha kompanitë private që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre kanë afat deri në 15 shkurt, në të kundërt do të përballen me sanksione.Ministri i Mirëqenies Veliaj ka njoftuar gjithashtu se është gati projektligji për rritjen e moshës se pensionit për deputetet dhe funksionaret e tjerë te larte te shtetit nga 55 ne 60-vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS