http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka lënë në burg 5 nga 9 te arrestuarit, qe dyshohen si pjese e nje grupi trafikimi lendesh narkotike nga Shqiperia drejt Gjermanise. Masa e sigurise ?Arrest me burg? është dhënë per Ilir Hysenin, Ermal Hoxhën, Kastriot Imerin si dhe dy shtetasit kolumbianë Çesar Avila dhe Walther Moreno. Të gjithë këta persona, sipas prokurorisë, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej nga Ilir Hyseni.Mbi të arrestuarit rendojne disa akuza te renda: Trafikim i lendeve narkotike, prodhim dhe fabrikim i lendeve narkotike, prodhim tregtim dhe perdorim te prekursoreve, mbajtja prodhimi dhe transportimi i substancvave kimike si dhe grupim i strukturuar kriminal. Por avokatët nuk i kanë pranuar akuzat. Mbrojtësi ligjor i Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit enver hoxha, tha se klienti i tij nuk kishte lidhje me grupin e kokainës. Per te arrestuarit e tjere te operacionit te koduar me emrin ?Xibraka? gjykata e krimeve te renda pritet te jape te masen e sigurise te dielen. Edhe mbi ta rendojne te njejtat akuza.Nje dite me pare Drejtori i pergjithshem i Policise, Artan Didi beri te ditur se hetimet po vijojne dhe se te tjere persona mund te arrestohen lidhur me kete aktivitet kriminal.