Zeneli: Kokaina ka kaluar nga Porti i Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijoi sërish akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, për lidhje me bandën e narkotrafikut të goditur të mërkurën ne Xibrake të Elbasanit. Sipas deputetit Zenelaj pajisjet që i duheshin këtij rrjeti për ndërtimin e laboratorit të përpunimit të kokainës janë sjellë nga porti i Durrësit. Nga ky port kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian edhe sasitë e kokainës që prodhoheshin në Xibrakë të Elbasanit. Alban Zenelaj thekson:?Rezulton se Porti i Durrësit, është përdorur për të sjellë pajisjet dhe lëndën që i duhej grupit kriminal për të instaluar impiantin më të madh të Kokainës në Ballkan, e për ta prodhuar drogën. Po ashtu, kjo portë është përdorur edhe për ta trafikuar drogën. Kjo fabrikë kokaine, kishte nevojë për energji elektrike. Si e lidhi energjinë elektrike fabrika e kokainës, kur kjo qeveri, për një tel të dyqanit që kryefamiljari e kishte kaluar në sahatin e familjes, i mori atij jetën, pasi e la në burg për më shumë se dy muaj? Apo kjo ishte fabrika e sponsorëve dhe miqve të deputetëve e zyrtarëve të qeverisë, dhe nuk duhej kontrolluar??Partia Demokratike thotë se lehtësia e ngritjes së fabrikës është dëshmi e mbështetjes që ka gjetur grupi kriminal. Ajo i kërkon Prokurorisë të zhvillojë hetime të thella, pavarësisht lidhjeve që sipas saj rrjeti i kokainës ka me zyrtarë të qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form