http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga foltorja e Parlamentit Maqedonas, Kreu i Kuvendit Ilir Meta u kujtoi ligjvënësve te këtij vendi se shqiptaret janë faktor shtetformues ne Maqedoni dhe si te tille meritojnë nje përfshirje me te gjere.Meta thekson:Më konkretisht, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës ne inkurajojmë një ndarje edhe më proporcionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve si faktor shtet-formues në jetën sociale, administrative, e politike të Maqedonisë. Pabarazia e investimeve dhe zhvillimit në disa rajone perëndimore të vendit, ka nevojë të zbutet deri në krijimin e një realiteti të ri mjaftë më të harmonishëm.Kryeparlamentari shqiptar veçoi rëndësinë e përshpejtimit te Marrëveshjes se Ohrit, si gur prove per paqen dhe stabilitetin e vendit.Meta thekson:Qytetarët e vendit tuaj pavarësisht përkatësisë etnike do të përfitonin shumë më shumë nga një avancim më i përshpejtuar ti zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje, që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë. Do të merrni kështu rezultate konkrete të prekshme dhe të ndjeshme për të gjithë. Në radhë të parë për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për ngushtimin e hapësirave të spekulimeve ekstremiste ngado që ato vijnëIlir Meta kërkoi edhe avancimin e projektit hekurudhor si dhe ate te Rrugës se Arbrit, projekte te rëndësishme këto qe lidhin dy vendet. Kryetari i Kuvendit te Shqiperise u takua me homologun maqedonas Veljanovski, ndërsa gjate se mërkurës priten takime me liderë te partive shqiptare.