http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 26 -vjeçar shqiptar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola në datën 15 janar, në Roterdam të Holandës ku u plagos edhe shtetasi Serxhio Piku. Mediat e këtij vendi bene te ditur se pasditen e se enjtes gjykata e Roterdamit ka dhënë masën e arrestit me burg për 26-vjeçarin shqiptar identiteti i te cilit nuk është bere i ditur për momentin. Megjithatë mediat holandeze kane dhënë disa detaje te tjera lidhur me personin e arrestuar si vrasës i mundshëm i dy vëllezërve Tola nga Elbasani. I riu shqiptar i arrestuar është personi qe u gjend i plagosur pasditen e 15 janarit ne Kastelveg te Roterdamit afër vendit te ngjarjes ku ishin gjetur te vdekur dy vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola. Mediat holandeze sqarojnë se ne fillim i riu i plagosur u konsiderua objektiv i këtij sulmi kriminal, por te enjten ai u thirr ne gjykate ku tashme është kthyer ne nje te dyshuar potencial për vrasjen e dy vëllezërve. Pavarësisht se emri nuk është publikuar nga mediat, te dhënat tregojnë se i dyshuar për ngjarjen e rende mund te jetë Serxhio Piku nga Elbasani. Krimi dyshohet se erdhi pas prishjes se mundshme te pazareve te drogës.