http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas gjobitjes së 61 karburante nga Inspektorati Qendror Teknik vetëm përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor për cilësinë e naftës, reagimi nga e shoqatës së biznesit te vogël dhe te mesëm ka qenë i menjëhershëm. Nga Korça ata i kanë kërkuar ministrisë që të marrë masat e nevojshme për këtë çështje. Ndërsa Albert Nasto, Kryetari i Shoqatës ka kërkuar qe çmimi për një litër nafte te mos jete me i larte se 120 lekë. Pasi sipas tij sa me i ulet te jete çmimi i karburanteve aq me te ulëta do te jete te gjitha çmimet e tregut. Ditën e djeshme Inspektorati i Cilësisë ka publikuar dhe listën me emrat e karburanteve që bëjnë këto shkelje dhe vjedhin konsumatorin si dhe ka marrë masa në vendosjen e gjobave për të gjithë. Ne Qarkun e Korçës ushtrojnë aktivitetin e tyre me shume se 8 mije biznese ndërsa në rang vendi janë rreth 120 mije biznese.