http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas protestës së qytetarëve të Kosovës kundër ministrit Jabllanovic dhe pretendimeve serbe për ndërprerjen e Trepçes, kryeministri Mustafa ka akuzuar opozitën për dyfytyrësi. Përmes një komenti në Facebook, Mustafa tha se deputetet e partive opozitare dolën për ruajtjen e Trepçës, ndërkohë që në parlament votuar kundër ligjit të ri për këtë ndërmarrje.?Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e conte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t?ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë?Në një postim të mëparshëm, Mustafa siguroi qytetarët se Trepça është e Kosovës. Ai i bëri thirrje atyre që të mos bien pre e provokimeve nga deklaratat e palës serbe.