http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga kishat më të vjetra që i kushtohet Shën Mërisë në Gjirokastër. E ndërtuar që në periudhën bizantine, në vitet 527-565, me kalimin e viteve kisha ka shfaqur probleme të theksuara në qëndrueshmërinë statike. Sipas specialistëve defekti kryesor qëndron në tamburin e Kupolës, e cila me kalimin e kohës, nga mungesa e investimeve është anuar në drejtim Jug - Lindor, duke dalë ndjeshëm nga qendra. Ne pjesën e brendshme shihen gjurme shembjesh. Kisha e Shën Mërisë ne Labovën e Kryqit është shpallur monument ne vitin 1963. Ai mbetet sot një nga objektet qe vizitohet me shume pas kalase se Gjirokastrës.