http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per ish-Ministrin e Jashtëm Paskal Milo protestat e opozitës kosovare qe degjeneruan ne dhune ishin një reagim i tepruar. Pavarësisht drejtësisë se kauzës kundër ministrit serb Jabllanoviç, për Milon Kosova ne këtë moment nuk ka nevoje për imazhe dhune dhe paqëndrueshmërie. ?Ne mënyre te veçante opozita te kërkoje te shfrytëzoje nje ndjenje te ligjshme proteste qe shpërtheu ne gjirin e shqiptareve, për shkak te fyerjes qe ky fare ministri serb u beri shqiptareve dhe gjakovareve ka mjete, mënyra, metoda ku Jabllanoviçi dhe Jabllanoviçeve tu tregohet vendi, por nuk besoj qe ne këtë situate qe ndodhet Kosova, ka nevoje qe te përgjaken sheshet, ka nevoje qe te dhunohen institucionet dhe ka nevoje qe përsëri Kosova te tërheqë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar per veprime qe nuk janë ne përputhje me demokracinë, me lirinë e te shprehurit, me respektin ndaj institucioneve. Politika behet ne institucione dhe kjo është alfa e demokracisë. Prandaj unë mendoj qe opozita e ka tepruar me mënyrën se si ka reaguar dhe është mire qe te tërhiqet, te rikthehet ne institucione dhe megjithe te drejtën e kauzës se saj, ta beje politiken ne Kuvendin e Kosovës dhe ne mjetet e informimit qe nuk mungojnë ne Prishtine?.Sipas Milos nuk ka asnjë dyshim për te drejtat e shqiptareve mbi minierën e Trepçës, por Beogradi e përdor këtë çështje per te provokuar.?Krejt ne mënyre artificiale, Beogradi nxit dhe ngre si problem çështjen e Trepçës, sepse mendon qe te vere ne tavolinën e bisedimeve me qeverinë e Kosovës, çështje sensitive e delikate te cilat ne një mënyre ose ne nje tjetër, kërkojnë te vene ne vështirësi vete procesin qe filloi ne vitin 2013. Prandaj mendoj qe qeveria e Kosovës duhet qe ta trajtoje çështjen me shume vendosmëri, por njëkohësisht edhe me transparence me qellim qe te mos jape shkas per keqkuptime, per keqinterpretime dhe per t?u dhëne akses dyshimeve qe çojne pastaj ne përplasje qofte edhe te keq shfrytëzuara dhe keq menaxhuara.?Nje dite me pare edhe Ministria e Jashtme reagoi per ngjarjet ne Prishtine duke i bere thirrje klasës politike atje që të tregojë vetë-përmbajtje dhe të distancohet nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit.