Ndjekje penale për Ylli Kupin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kryetarin e komunës Petrele per shkelje te ligjit. Ylli Kupi do te përballet me akuzën e shpërdorimit te detyrës, pasi ka dhëne leje per ndërtimin e një fshati turistik. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, gjate azhurnimit te bere ne komunën Petrele, ka vërejtur dy leje te dhëna per ndërtimin e nje fshati turistik ne këtë zone, te cilat shkelin ligjet ne fuqi te Shqipërisë. Ndërtesa individuale banimi 2 dhe 3 katE, me 1 kat nëntoke, Mullet, me një sipërfaqe te përgjithshme rreth 24mije e 500 metër katror. Nisur nga këto shkelje ligjore, INUK kallëzon penalisht kryetarin e Komunës Petrele, zotin Ylli Kupi si dhe anëtaret e Këshillit Teknik te kësaj komune, per veprën penale te ?Shpërdorimit te detyrës te kryer ne bashkëpunim? parashikuar nga neni 248 dhe 25 i kodit penal. Sipas kryeinspektores se INUK Dallendyshe Bici, lejet per ndërtimin e fshatit turistik ne Mullet, nuk kane respektuar asnjë kriter për mbrojtjen e territorit.

Share This Video


Download

  
Report form