http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sipërfaqe e madhe toke është përmbytur nga Vjosa, por ne anën e Fierit. Vërshimi i lumit si rrallëherë ka shkatërruar pemët dhe kulturat bujqësore. Po ashtu dhjetëra shtëpi janë mbuluar nga uji. Zaim Cenka një prej banorëve të zonës tregon se djali i tij se prej mese 24 orësh ndodhet në fushën e Myzeqesë, i izoluar atje së bashku me bagëtitë. Shumë banorë të tjera janë të shqetësuar për familjarët e tyre. Ata janë detyruar t?u dërgojnë ushqime dhe ujë të pijshëm të izoluarve. Edhe pse gjatë 24 orëve të fundit janë evakuuar rreth 80 banorë që janë sistemuar tek të afërmit, ende shumë të tjerë kanë mbetur ne shtëpitë e përmbytura.