http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri kosovar Isa Mustafa tërhiqet përballe presionit te lëvizjes Vetëvendosje dhe largon nga qeveria ministrin për Kthim dhe Minioritete, Aleksander Jabllanoviç. Gjate konferencës se jashtëzakonshme per shtyp, Mustafa deklaroi shkurt se Jabllanoviç nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar. Pavarësisht këmbënguljes se gazetareve per te mësuar me shume nëse Jabblanoviç ishte shkarkuar apo kishte dhënë dorëheqjen, kryeministri refuzoi te përgjigjet. Menjëherë pas njoftimit te këtij lajmi, Jabllanoviç deklaroi se nuk e pranon vendimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe se gjatë ditëve në vijim Lista Serbe do te marre nje vendim per kete çështje. Ndërsa mediat kosovare njoftuan se kjo parti ka kërcënuar me largim nga qeveria. Burime te gazetës ?Ekspress? bene te ditur se Lista Serbe do të jene pjese e ekzekutivit deri në fillimin e dialogut Kosovë - Serbi që pritet të nisë muajin e ardhshëm. Nje reagim mbërriti edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila shtyu për një afat të pacaktuar protestën, e cila ishte planifikuar të mbahej diten e mërkure. Prej disa kohesh, opozita kishte këmbëngulur per shkarkimin e ministrit serb, pasi ai fyeu nenat gjakovare. Largimi i ministrit ishte nje nga dy kërkesat e paraqitura gjate dy protestave te organizuara prej saj, ku tjetra lidhet me fatin e kompleksit te Trepçës.