http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e katërt te përmbytjeve banoret e prekur ne Fier janë vizituar edhe nga Presidenti Bujar Nishani. Kreu i shtetit ka pare nga afër demet e shkaktuara si dhe problemet qe po hasin banoret e prekur kryesisht ne Derëzeze te Fierit, duke i premtuar se do te qëndrojnë pranë tyre deri ne zgjidhjen e situatës. Nga Fieri presidenti Nishani i beri thirrje institucioneve dhe palëve politike qe te bashkëpunojnë per te kapërcyer situatën. Pas Derëzezës Presidenti Nishani ka parë nga afër fshatin Cerven të komunës Frakull. Edhe nga kjo komune Nishani u ka premtuar banorëve mbështetje dhe solidarizim si dhe u ka kërkuar qe bashkëpunim me organet e pushtetit vendor dhe specialistët e Shtabit të Emergjencave.