Visar Zhiti bashkon politikën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Visar Zhiti ka krijuar një nga momentet e rralla ne politiken shqiptare kur demokrate e socialiste, katolike, myslimane, ortodokse e ateiste kane dale kundër kishes dhe presidentit. Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka marre pjese per here te pare ne mbledhjen e Komisionit te Jashtëm vetëm per te mbrojtur kandidaturën e Visar Zhitit, duke shënuar kështu rastin e pare qe PD del kundër Presidentit Nishani. Ne një atmosfere te rralle konsensusi duke konsumuar kafe e çaj edhe deputetet socialiste kane ndare te njëjtin qëndrim si demokratet për kandidaturën e Visar Zhitit. Komisioni ka miratuar unanimisht kandidaturën e Visar Zhitit për ambasador ne Vatikan, ndërkohë qe vete Topalli ka pasur edhe nje apel për Presidentin Nishani. Pak dite me pare, Presidenti i Republikës deklaroi se nuk do ta dekretoje Visar Zhitin si ambasador ne Vatikan dhe ende nuk dihet nëse klasa politike do ta detyroje te ndryshoje qëndrim. Por përveç kreut te shtetit edhe Kisha Katolike nxori pretendimin se ne Vatikan duhet te shkoje nje diplomat i fesë katolike.

Share This Video


Download

  
Report form