Prokurorët në zyrën e Gjikës, nuk gjenden dokumentet e kërkuara - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyra e Kryetarit te Bashkisë se Vlorës Shpëtim Gjika është kthyer sot ne nje arene debati mes Prokurorisë, e cila kishte shkuar për te sekuestruar dokumentacionin e ndërtimit te pallatit 11 katesh dhe stafit te bashkisë qe nuk ka pranuar te bashkëpunojnë. Ka qene ora 10 e paradites ku Prokurori i çështjes se bashku me dy oficere te Policisë Gjyqësore kane trokitur ne zyrën e Bashkisë për te ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata nje dite me pare. Prokuroret kane kërkuar sekuestrimin e librit te protokollit dhe procesverbalin e mbledhjes se KRT-se te vitit 2011, qe sipas dëshmisë se vete Gjikës ndodheshin ne zyrën e tij. Por grupi hetuesve nuk gjeti bashkëpunimin e institucionit dhe dera e kryebashkiakut nuk u hap. Prokurori mësohet se i ka dërguar kërkese me shkrim nënkryetarit te Bashkisë per te bashkëpunuar, duke i kujtuar edhe pasojat ligjore te pengimit te drejtësisë. Ne prani te avokatit te zotit Gjika, te drejtorit te kabinetit, sekretares dhe nënkryetarit është hapur me force dera e zyrës. Ne fund nisi kontrolli i çdo dosje dhe dokumenti ne zyrën e kryebashkiakut Gjika. Kontrolli përfundoi pa gjetur asnjë dokument qe kërkohej dhe qe sipas Prokurorisë ishte deklaruar nga Gjika se ndodhej ne zyrën e tij. Avokati i kryebashkiakut e quajti te paligjshme procedurën e ndjekur. Sakaq, po sot me vendim gjykate, është sekuestruar edhe pallati 11-katësh për të cilin akuzohet kreu i bashkisë Shpëtim Gjika se ka falsifikuar lejen e ndërtimit. Së bashku me Gjikën, të premten u arrestuan edhe Drejtoresha e Urbanistikës së Vlorës Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi, ky i fundit megjithëse ne gjendje te renduar shëndetësore nuk është lejuar nga Prokuroria te qëndronte ne spital.

Share This Video


Download

  
Report form