http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me aparaturat qe e mbajnë vazhdimisht ne kontroll gjendjen e tij shëndetësore dhe shqetësimin e nje njeriu te vene ne shënjestër te akuzave, Shpëtim Gjika ka pranuar te flasë per mediat. Kryetari i Bashkisë se Vlorës akuzon Prokurorinë se ka përgatitur nje skenar te qarte per te vonuar urdhrin e lirimit te tij. Lidhur me veprimet e tre prokuroreve dhe oficereve te Policisë Gjyqësore Gjika është shprehur se ata dhunuan nje institucion qe nuk i përket vetëm atij. Kryebashkiaku i Vlorës, Gjika ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë lidhur me sëmundjen e gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka pohuar se akuzat qe i faturohen kane sfond politik. Pavarësisht gjendjes aktuale shëndetësore dhe impenjimeve te tij si Kryetar i Bashkisë se Vlorës, Gjika është i vendosur te zbardhe te vërteten. Kryetari i Bashkisë se Vlorës Shpëtim Gjika ndodhet i shtruar ne nje spital privat Tirane. Ai i?u nënshtrua nje ndërhyrjeje ne zemër, ndërsa mjeket thonë se do te duhen disa dite për rikuperimin e tij.