http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pagesa e faturës se energjisë elektrike brenda këtij muaji, do te mund te kryhet edhe ne sportele te tjera, te kompanive private, ne qendra tregtare apo edhe nëpërmjet internetit. Sistemi i ri i pagesave, do te shoqërohet edhe me investime ne këtë sektor, i cili vuan nga amortizimi. Parashikohet vendosja e 10 mije matesave inteligjent, por efektiviteti i tyre do te testohet nga kompania ?Dojce Telekom?, e cila pritet te ofroje asistence për qeverinë shqiptare. Duke folur ne konferencën për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, kryeministri Edi Rama tha se reformat qe mazhoranca ka ndërmarre, kane dhënë efekte konkrete, ne dy treguesit kryesor atë te humbjeve teknike, arketimeve.Shefi i ekzekutivit tha se shërbimi ndaj klientit ka ende probleme. Por ky fakt vjen si pasoje e mos planifikimit dhe moszbatimit ne kohe te projekteve ne këtë sektor, pasi kompania e energjisë është menaxhuar nder vite politikisht.