Media, Shqipëria ka progres - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa liria e medias ne bote ka pësuar rënie drastike, situata ne Shqipëri është përmirësuar. Ne kete përfundim ka arritur Organizata ?Reporterë pa Kufij?, ne raportin e publikuar per vitin 2014. Nder 180 vende te listuara, vendi yne renditet i 82-ti, duke shënuar një përmirësim me tre vende krahasuar me një vit më parë. Shqipëria ka lene pas Kosovën, qe ka zbritur me shtate vende, Maqedoninë, Malin e Zi, por edhe Greqinë. Sipas raportit, Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut jane vendet me nivelin më të ulët të lirisë së mediave, ndërsa me te lira vijojne te mbeten Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Përkeqësimin e situatës ne media ?Reporterët pa Kufij? e lidhin me grupet ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram, qe tentojnë te pengojnë punen e gazetareve te guximshëm. Edhe ne zonat e konfliktit ne Lindjen e Mesme, Turqi dhe Ukraine reporterët janë kërcënuar me vrasje, rrëmbime dhe ndaj tyre eshte ushtruar presion. Raporti veren se ekstremistet fetare shpesh sulmojnë gazetare dhe blogera, qe besojne se nuk respektojnë besimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form