http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha kanalet problematike në zonën e Plazhit dhe Shkozetit në Durrës po pastrohen për t?i paraprirë sezonit turistik. Kanalet e hapura që kalojnë përmes lagjeve 13 dhe 14 në qytetin bregdetar kanë qenë problem i vazhdueshëm edhe për përmbytjet gjatë sezonit të dimrit. Për këtë arsye Bordi i Kullimit ka nisur pastrimin e tyre duke larguar tonelata të tera me mbeturina dhe inerte. Ndërkohë qe mbetjet po çohen drejt fushës se plehrave ne Porto Romano. Bllokimi i këtyre kanaleve shkaktonte përmbytje të herëpashershme të zonave të banuara në Plazh dhe Shkozet, pasi ujërat që mblidheshin nga shirat nuk shkonin drejt kolektorit kryesor në Porto Romano.