Kthimi i emigrantëve kosovarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fillim të javës së ardhshme, nis kthimi i emigrantëve te Kosovës nga Austria, Gjermania e Hungaria. Këtë fakt e konfirmon dhe zv/ministri për integrimin europian Ramadan Llazi. Ky i fundit në një intervistë për Radio Europa e Lire, deklaron se azilkërkuesit do të vijnë në Kosovë çdo 14 ditë me avionë, sikurse parashikon i ashtuquajturi ?plan austriak?, që ka marrë dhe miratimin e Prishtinës zyrtare. Vetëm javët e fundit, Austria ka marrë 1800 kërkesa për azil. Ky fluks është i barabartë me numri e aplikantëve nga Kosova që është dorëzuar gjatë gjithë vitit 2014. Për t?u përballur me këtë problem, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se duhen marrë masa emergjente për të stimuluar zhvillimin ekonomik në vend. Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se qeveria ka si prioritet lufta ndaj korrupsionit dhe monopolit të disa kompanive private, duke krijuar hapësirë të barabartë për çdo biznes. Javët e fundit fluksi i emigrantëve nga Kosova drejt Hungarisë është rritur ndjeshëm. Pasi mbërrinin në Hungari, ata kërkojnë azil në këtë shtet dhe vende të tjera të BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form