Nishani për ligjin e dosjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës ka marre iniciativën per ta shndërruar vitin 2015 ne nje vit përkujtimor për 25-vjetorin e shembjes se regjimit komunist, nje model ky qe qeveritë e aplikuan ne rastin e 100-vjetorit te pavarësisë dhe 70-vjetorin e çlirimit te vendit. Per kreun e shtetit Nishani ky vit përben momentin e duhur per te startuar procesin e hapjes se dosjeve; nje proces qe klasa politike shqiptare e ka bere edhe 2 here te tjera me pare; gjate qeverisjes se demokrateve dhe gjate drejtimit te vendit nga socialistet. Tashme qe Parlamenti pritet te nise shqyrtimin e dosjeve, presidenti Nishani ka lajmëruar se do te dekretoje çdo ligj qe do te vije nga Kuvendi. Tentative e fundit per hapjen e dosjeve u be ne vitin 2008 nga qeveria Berisha; asokohe presidenti Topi lejoi qe ligji te hynte ne fuqi ne heshtje; por ai u rrezua me pas nga Gjykata Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form