Gjyqi ndaj Ndokës e Ndreut, videoja do përdoret si provë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo video e sekuestruar nga Prokuroria, e cila tregon momentet kur është goditur deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, do te përdoret si prove nga ana e Gjykatës. Kolegji penal i Gjykatës se Larte, ka rrezuar si te pabazuar kërkesën e avokatit mbrojtjes te deputetit Pjerin Ndreu, për paperdorshmeri te saj, me argumentin se ishte publikuar para se çështja te dërgohet ne gjyq. Ne seancën e kësaj te hëne, ne Prokurori u pyeten per te dëshmuar dy deputet socialist Parid Cara dhe Armando Prenga te thirrur nga akuza. Te dy deputetet thanë se nuk kane pare qe Ndreu dhe Ndoka te kenë goditur deputetin demokrat, por qe deputet ishin shtyre mes tyre. Pas përfundimit te pyetjes se dëshmitareve, Prokuroria ka administruar provat shkresore per te pandehurit mes te cilave edhe vendimin e dënimit ne Itali te deputete Arben Ndoka i njohur nga Gjykata e Lezhës. Kjo ka sjell reagimin e vete te pandehurit dhe avokatit te tij Ardian Visha, te cilët pretenduan se kjo prove, nuk ka lidhje me gjykimin. Ne seancë ishin te pranishëm edhe deputetet e djathte, për te cilet kërkesa për paperdorshmerine e videos ishte tentativa per te rrezuar provën e dhunës. Ne seancën e 16 marsit, Gjykata thirri për te dëshmuar deputeten Olta Xhaxhken.

Share This Video


Download

  
Report form