http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interesi i medias për Komisionin e Ligjeve ka qene i larte jo për çështjet qe ky komision do te shqyrtonte, por per deputetin Tom Doshi, i cili një dite me pare ne grupin parlamentar socialist ngriti zërin për analize te qeverise Rama. E ashtu si ditën e martë, deputeti i Shkodrës nuk ka nguruar aspak te deklaroje për mediat se ka ardhur koha për ndryshime ne qeveri. Por deputeti Doshi nuk është i vetëm ne qëndrimin e tij ndaj qeverise Rama; edhe Kryetarja e Komisionit te Jashtëm Arta Dade ne emisionin 7 pa 5 ne Vizion Plus i është bashkuar zërave kritike te grupit parlamentar socialist ne drejtim te ministrave te qeverise Rama. Kritikat e Dades shkojnë edhe me larg, pasi sipas saj lufta ndaj korrupsionit nuk duhet te nise nga kryetaret socialiste te bashkive, por nga njeriu simbol sipas saj per korrupsionin ne Shqipëri qe mban ne ndërgjegje edhe jete njerëzish për shkak te korrupsionit. Debati për llogaridhënien e ministrave apo edhe ndryshimin e qeverise u risoll ne skenën politike ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku deputeti i Shkodrës Tom Doshi kërkoi analize te punës se ministrave te kabinetit Rama.