http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e pare e Komisionit per Zbatimin e Rezolutës se 24 dhjetorit qe riktheu opozitën ne Kuvend shërbeu si tregues i qarte se dekriminalizimi nuk do te jete nje çështje per te cilën konsensusi do te jete i lehte. Por demokratet kane ngritur alarmin se Komisioni duhet te punoje me ritme te shpejta ne mënyrë qe te parandalohet kandidimi i personave me rekorde kriminale tashme qe krerët e partive kane nisur punën per hartimin e listave per zgjedhjet e 21 qershorit. Dekriminalizimi veçanërisht i Parlamentit është një çështje qe demokratet e kane ngritur qe ne vitin e kaluar duke kërkuar mekanizma ligjore per te ndaluar personat e dënuar per vepra te veçanta te garojnë ne zgjedhje; por ende mbetet e paqarte nese kjo mund te zgjidhet me ndërhyrje ne kodin elektoral apo do te kërkoje ndryshim te kushtetutës.