Katër fletë-arreste ka prere Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimet në Tiranë në datën 10 të ketij muaji. Eksplozivi i vendosur në farmacinë e të atit të ministrit të Brendshëm, ajo tek stacioni i autobusit në rrugën "Muhamet Gjollesha" dhe në afërsi të shkollës "Petro Nini", dyshohet të jetë vendosur nga të afërm të arrestuarit të parë për këtë çështje.