http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne fund te kësaj jave ne selinë e Partisë Demokratike pritet te mbërrijnë nga degët kandidaturat për zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Por ndryshe nga koalicioni i majte; te djathtët ende nuk kane nisur negociatat me aleatet duke qene me te qete se rivalet e tyre politike edhe për shkak te peshës jo te madhe qe te vegjlit kane ne elektorat. Por pavarësisht kësaj nënkryetari i PD Edmond Spaho konfirmon se do te ketë zona te lira për aleatet. Spaho, i cili drejton grupin e punës per zgjedhjet ne Durrës deklaron se ende nuk ka vendim nëse kete bashki do ta marrin aleatet dhe ne mënyre specifike kandidati republikan Argon Duka. Por nuk është mungesa e vendimit qe acaron kryerepublikanin Fatmir Mediu; por është qëndrimi i Genc Pollos qe ne vizion plus deklaroi se Durrësi i përket PD qe e ka bere Mediun ti kujtoje Pollos te kaluarën si i kryetar i PDR. Pjese e negociatave te PD për koalicionin për zgjedhjet vendore duket se do te jete edhe partia çame e Shpetim Idrizit edhe pse ky i fundit ka kohe qe nuk shkel ne selinë e PD; por dy deputetet e tij shkojnë ne mbledhjet e grupit parlamentar demokrat duke i hapur rruge skenarit se te paktën nje pjese e PDIU do te qëndroje ne opozite. Te gjitha opsionet për krijimin e nje koalicioni sa me te madh mbeten te hapura per kampin e djathte edhe pse Edmond Spaho përjashton çdo mundësi per aleance me FRD e Bamir Topit e partine e Kreshnik Spahiut.