Rama takon Llallën e Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpifje për të mbijetuar. Ky është reagimi i Kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Partisë Demokratike, në një postim në rrjetin social Facebook. Sipas tij, njerëzit e ndershëm te mbajtur peng ne llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rëndom ne telenovela, duan vetëm te vërteten. Për Ramën vetëm një hetim i plote i organeve te drejtësisë, mund të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën.Edi Rama thekson:Jam i bindur se telenovela e shëmtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke për te sulmuar qeverinë dhe shumicën parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te përfitojnë prej driteshkurtesise se njeri - tjetrit, do te ketë padyshim një fund te palumtur për ta. Le te presim me durim hetimin e plote te akuzës bombastike. E cila është padyshim e shpifur sa s?ka, por edhe shume e mirëseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejës për çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjetër se politikanet jane te gjithë njësoj. Njësoj ne fakt janë vetëm ata qe nuk dine ku është kufiri mes politikes dhe krimit.??VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bëjnë! Çfarë tufe?!Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka pritur në zyrën e tij kryeprokurorin Adriatik Lalla, ministrin e Brendshëm Simir Tahiri dhe kreun e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho. Mendohet se temë e bisedës kanë qenë ngjarjet e fundit. Pas këtij takimi ka reaguar në Facebook edhe ish-kryeministri Berisha. Sipas tij, Këshilli i Vrasjeve me Porosi, thirri Prokurorin e Përgjithshëm ne kryeministri me temën: heto po deshe!! Berisha kërkoi nga Presidenti i Republikës te marre çdo mase për te garantuar veprimtarinë normale te Prokurorisë, ndërsa kryeprokurorit te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha zyrtare te lart te implikuar.

Share This Video


Download

  
Report form