Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë hollësi për hetimin e deritanishëm për akuzat e deputetit Tom Doshi, pretendimeve të tij lidhur me një komplot të mundshëm, me porosi të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe së fundmi edhe dëshmive të Durim Banit, i cili tha para prokurorëve se historia është e sajuar me kërkesë të deputetit Doshi.