http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testimi i kualifikimit te mësuesve do te zhvillohet ne 18 prill, për t?i paraprirë kështu testimit kombëtar, i cili realizohet një muaj me pas. Ne testimin me shkrim, marrin pjese ata mësues, te cilët kane me shume se 5 vite eksperience pune. Ne nje interviste për Vizion Plus, Gerti Janaqi, drejtori i institutit te zhvillimit te arsimit, tregon detajet lidhur me këtë kualifikim. Nje mësues per t?u shpallu kalues ne testimin e kualifikimit, duhet se paku te marre 50% te pikëve te testit. Rritja e pagës realizohet sipas 3 kategorive te përcaktuara, mësues i kualifikuar, specialist dhe mjeshtër. Megjithatë ata mësues qe futen ne gare dhe marrin një rezultat negativ, nuk do ta humbasin vendin e punës, por nuk do te kenë as rritje page. Ndërkohë qe numri i mësuesve qe parashikohet te jene pjese e testit kualifikues është 3500.