http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar reformën në sistemin e pensioneve, si ndër më të rëndësishme e ndërmarra në 20 vitet e fundit. Per te treguar ndryshimet, kryeministri mori si shembull pensionin e nje mësuesi. Kreu i qeverisë, iu përgjigj edhe sulmeve të opozitës, duke thënë se falë skemës së re janë me mijëra te siguruar, te cilet sipas tij kanë shpëtuar nga skllavëria. Ndërsa per Ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, rritja e numrit te te siguruarve tregon edhe hapjen e vendeve te reja te punës. Gjatë ceremonisë, janë shpërndarë edhe disa pensione, sipas kategorive të ndryshme shoqërore, të përllogaritura me formulën e re.