Alarmi i rremë për bombë te TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër alarm fals për bombë u njoftua mesditën e kësaj të diele në kryeqytet. Një valixhe e dyshimtë pranë Radio Televizionit Shqiptar alarmoi strukturat e Policisë së Shtetit. Në vendngjarje mbërriti edhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ndërkohë që pas shpërthimit të kontrolluar në valixhe u gjetën vetëm mbeturina. Menjëherë pas kësaj policia sqaroi se valixhja ishte lënë për të përhapur panik ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e poseduesit të saj. Ky është alarmi I tretë për bombë brenda 24 orëve në kryeqytet. Në mëngjes një çantë e dyshimtë e lënë në afërsi të zonës së njohur si pallatet malajziane alarmoi policinë. Çanta ishte lënë e hapur ndërkohë që uniformat blu thanë se brenda saj kishte vetëm rroba dhe ilaçe tensioni të një moshuare e cila mund ta ketë harruar. Ditën e djeshme në afërsi të prokurorisë së Tiranës një tjetër pako e dyshimtë bëri që për rreth 1 orë zona të bllokohej nga policia dhe forcat xheniere. Fatmirësisht pako e lidhur me natriban kishte vetëm mbeturina ndërsa dhe në këtë rast policia tha se ajo ishte vendosur me qëllim përhapjen e panikut.

Share This Video


Download

  
Report form