VMRO: Thaçi, jo në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo deklaratë e bërë të dielën nga kreu i PDSH-se, Menduh Thaçi, per nisjen e negociatave per hyrjen ne qeveri, është hedhur poshtë nga partia e kryeministrit Gruevski. Zyrtare te VMRO-DPMNE i dhanë fund optimizmit te Thaçit për te konkluduar me emra konkrete ne qeveri dhe konfirmuan per agjencinë ?Zhurnal? se partia nuk ka ne plan te zgjeroje koalicionin qeverisës. Sipas disa burimeve, nuk do te këtë as ndryshime ne qeveri, as qeveri teknike dhe as zgjedhje të reja. VMRO nuk sheh ngjashmëri mes situatës aktuale me atë te vitit 2001, kur u krijua nje qeveri me baze te gjere. Ajo sqaron se çështjet do te zgjidhen ne kuadër te institucioneve dhe qeveria do te jete e përkushtuar ne angazhimet e saj. Kryeministri Gruevski përsëriti të dielën se nuk do te ketë as qeveri teknike dhe as zgjedhje te reja, pavarësisht kërkesës se rivalit te tij Zaev. Këto zhvillime vijnë ne kohen kur janë publikuar shumë përgjime të politikanëve të lartë, çka ka shtuar tensionin politik ne vendin fqinj.

Share This Video


Download

  
Report form