http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre muaj larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit, Partia Socialiste ka hedhur ne tregun e brendshëm partiak te diskutimit kater emra si kandidate per Bashkinë e Tiranës. Gjatë një mbledhjeje të Asamblesë, socialistët janë njohur me emrat e mundshëm që kjo parti do të kandidojë në bashkinë më të madhe në vend. Deputeti Pandeli Majko ish-kryeminister, deputeti Blendi Klosi njehjesh edhe Sekretar Organizativ dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla janë 3 emrat e përzgjedhur nga Partia Socialiste. Kandidatura e 4 është ajo e Albana Dhimitrit si pjese e shoqërisë civile. Por Dhimitri nuk është aspak e panjohur per Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj, pasi ka mbajtur postin e nënkryetares se Bashkisë Tirane, gjate viteve te fundit te drejtimit nga Edi Rama. Burime nga selia rozë, thonë se emrat e propozuar me pas do kalojnë per diskutim jo vetëm me strukturat me te larta vendimmarrëse te partisë, por per to mësohet se do te kete edhe nje konsulte me aleatin kryesor, LSI. Mbledhja e Asamblesë se Partisë Socialiste për degën Tirane është drejtuar nga kryeministri Rama, larg syve të medias dhe kanë marrë pjesë deputetë socialist të këtij qarku. Kryeministri ka theksuar nevojën e nisjes se punës organizative dhe kontakteve te përhershme me bazën dhe elektoratin socialist. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i PS-së eshte shprehur i bindur per nje fitore të madhe te socialisteve dhe te koalicionit qeverisës ne garen elektorale te qershorit. Burimet bejne me dije se Rama është shprehur per nevojën e takimeve konstante te deputeteve te Tiranës me zgjedhësit, jo vetem me ata qe jane pikasur si mbështetës te PS, por edhe me zgjedhës te tjere, per te shpjeguar nevojen per ndryshim te drejtimit te administratorit të kryeqytetit.