http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Fushë Krujë, pak javë pas hapjes së zyrës për legalizimin e ndërtimeve pa lejë. Kreu i qeverisë shpërndau certifikatat në një ceremoni, ku theksoi se në një kohë të shkurtër u mundësuan legalizimet e mbi 1000 godina banimi.?Ky është vetëm fillimi procesit, këtu janë shumë që presin dhe do u shërbejnë të gjithëve pa përjashtim. Nuk do lëmë asnjë shpi pa legalizuar.?Shefi i ekzekutivit konsideroi procesin e legalizimeve si të një rëndësie të veçantë. Por paralajmëroi se nuk do të lejohen më ndërtime pa leje.?Në bëjmë aktivitete të tilla, sepse duam të promovojmë këtë nisëm me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare për qeverinë e Shqipërisë dhe për të përcjellim mesazhin se koha e ndërtimeve pa leje ka mbaruar. Një këshill kam, legalizoni shtëpinë, ta gëzoni, por mos vini më një tullë më tepër.?Ashtu si në ceremonitë e tjera, shpërndarjeve të certifikatave të legalizimeve edhe në Fushë Krujë, kryeministri Rama shkëmbeu batuta me qytetarët.