http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Progresi i pesë prioriteteve kyçe të kërkuara nga unioni, në kuadër të raundit të pestë të dialogut të lartë mes BE-së dhe Shqipërisë, sjell në Tiranë të hënën dhe të martën, komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han. Gjatë qëndrimit të tij dyditor, Han do të bashkëkryesojë këtë takim me kreun e qeverisë Rama. Zyrtari i lartë i Brukselit do të njihet me progresin e bërë nga qeveria në të ashtuquajturat prioritete kyçe, mes te cilave dialogu qeveri-opozite, reforma në administratën publike, në gjyqësor dhe lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Dialogu i nivelit të lartë do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët të zotit han me kryeministrin Rama, ditën e martë. Para largimit han do të mbajë dhe takime me presidentin e vendit Nishani, kryeparlamentarin Meta dhe liderin e opozitës Basha. Pas qëndrimit në Shqipëri, eurokomisioneri për zgjerim viziton Kosovën ditën e mërkurë, për të marrë pjesë në takimin e gjashtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.