Shkodër, gjendet i vrarë 70-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tentativë grabitjeje i ka kushtuar jetën mëngjesin e së hënës një 70-vjeçari në fshatin Ganjoll të komunës Gur i Zi në Shkodër. Viktima është Lekë Jaku, i cili prej vitesh jetonte vetëm pasi fëmijët ishin emigrantë në Greqi. Ka qene një fqinj i Jakut i cili ka shkuar për te mare material në banesë. Pasi 70-vjeçari nuk i është përgjigjur thirrjes së tij, ai është futur në banesë ku ka parë të moshuarin të vdekur, ka lajmëruar policinë. Burime te policisë bëjnë te ditur se Leke Jaku është gjendur i lidhur në krevat me çarçafë nga duart dhe këmbët dhe me shenja në fyt çka bën dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksisia. Sipas policisë dyshohet qe në momentin kur grabitësit kanë hyrë banesë i moshuari ka dëgjuar zhurmat dhe ka dalë për të parë, por është përballur me ta. Ende nuk dihet se çfarë kanë mundur të grabisin autoret, pasi 70-vjeçari jetonte prej vitesh i vetëm. Referuar te njëjtave burime, mësohet se ende nuk ka asnje te dhëne rreth autoreve te ketij krimi te rende.

Share This Video


Download

  
Report form