Gjyqi mes Ramës e Ristanit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte ka vijuar edhe këtë te hëne shqyrtimin e padisë per shpifje, te bërë nga kryeministri Rama ndaj deputetit te PD-se Arben Ristani, i cili është njëkohësisht edhe sekretari i përgjithshëm i selisë blu. Por ndryshe nga seanca e pare, këtë radhë Rama e Ristani kane paraqitur ne Gjykate avokatet mbrojtës. Avokatja e Rames, Enkeleda Muçaj ka pretenduar se Ristani ka shpifur ne adrese te kryeministrit dhe per kete arsye ai duhet te shpallet fajtor nga Gjykata. Sipas saj, Ristani ne deklarimet e tij te bëra nga selia blu ne muajin janar, ka akuzuar Ramën si te lidhur me persona me precedentë kriminalë si Emiljano Shullazi. Por ndryshe nga avokatja e Ramës, përfaqësuesi ligjor i Ristanit, Ivi Kaso ka pretenduar se deklaratat e bëra nga sekretari i përgjithshëm i PD, nuk janë ndaj individit, por ato janë deklarata politike qe vijnë nga opozita. Ne seance ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Prokurorisë. Procesi u shty per ne 20 prill ku palët do te vijojnë paraqitjen e provave

Share This Video


Download

  
Report form