Familja Capa prej afro 3 vitesh e ka rregulluar jetën e saj në një apartament, që është blerë me kursime të familjes ndër breza. Por, pavarësisht sakrificave, pjesëtarët e saj rrezikojnë të përfundojnë në rrugë e ta humbasin banesën e tyre përgjithmonë, sepse prej 5 ditësh u ka mbërritur në derë një dokument ekzekutimi nga Përmbarimi, ku u thuhet se ata duhet të lënë shtëpitë, pasi pallati - ku ndodhet banesa e tyre - më 31 mars do të dalë në ankand.