http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka kaluar gati një muaj që nga rrëshqitjet masive të dherave dhe gurëve në rrugën Krujë-Qafështamë, ky aks vazhdon ende të jetë i bllokuar duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve por edhe të banorëve aty pranë. Shumë banorë të fshatrave përreth, duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi me pjesën tjetër të komunës ankohen se nuk gjejnë zgjidhej për urgjencat mjekësore dhe furnizimin me ushqime. Ndonëse firma mirëmbajtëse prej kohësh ka sjellë këtu 2 mjete që po punojnë për të zhbllokuar rrugën, deri tani situata vazhdon të jetë e njëjtë.