Kosova në eliminatoret e botërorit? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
FIFA po mendon seriozisht per te pranuar Kosovën te luaje ne eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Lajmin e jep televizioni prestigjioz publik gjerman ARD, i cili ne një dokumentar kushtuar Kosovës ne rubrikën e tij sportive te se shtunës pasqyron zhvillimin e kombëtares se këtij vendit qe ende nuk mund te luaje zyrtarisht. Ne reportazhin e titulluar nje çështje nderi tregohet turneu me i fundit i kombëtares europiane qe luajti kundër dy skuadrave prestigjioze te Bundesliges Gjermane, Ajntrahtit te Frankfurtit, me te cilin barazoi 0-0 dhe Verder Bremenit ku u mund 2-0. Por reportazhi nuk i kushton shume vëmendje rezultateve, por me tepër fokusohet te nevoja qe kjo kombëtare te luaje ndeshje zyrtare. Autoret tregojnë edhe per ndikimin e madh qe ka federata ruse e futbollit ne boten sportive, duke theksuar se kjo e fundit lëviz te gjitha fijet për te mos lejuar njohjen e Kosovës ne UEFA DHE FIFA duke plotësuar kështu kërkesën e federatës simotër serbe. Gjithsesi reportazhi 6 minuta i gjate flet qarte edhe per nje 11 te mundshëm te Kosovës ne rast se ajo do te njihet zyrtarisht. Sipas autoreve shume prej yjeve shqiptare te skuadrave kombëtare europiane do te shkonin te luanin per Kosovën, nder ta edhe Valon Behrami qe shfaqet ne nje interviste ekskluzive. Por personazhi kryesor Enis Allushi thotë se kryesorja është pranimi me pas duhet pare se kush do te vije per te luajtur. Përtej aspektit sportive te reportazhit është per tu vlerësuar ndihma qe ai jep ne vetvete per promovimin e Kosovës kur asaj dhe kombëtares verdheblu. I kushtohet nje vëmendje e veçante ne televizionin publik te nje vendi me mbi 80 milionë banore dhe me nje ndikim shume te madh ne Europe jo vetëm ne aspektin sportive.

Share This Video


Download

  
Report form