Të martën Frroku përpara Këshillit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mark Frroku do të kthehet të martën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ai do te japë shpjegimet para Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, lidhur me kërkesën e bere nga Prokuroria e Përgjithshme për vrasjen për te cilën ai akuzohet edhe nga drejtësia belge. Vendimi për pjesëmarrjen e Frrokut u morr në mbledhjen e Këshillit, që u drejtua nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Në përfundim të mbledhjes, e cila zgjati për rreth 20 minuta, avokatët mbrojtës të deputetit, thanë se kërkesa e tyre u pranua nga Këshilli. Por më parë, duhet një leja e prokurorisë, në mënyrë që Frroku të dalë nga banesa e tij, pasi Gjykata e Lartë e ka lënë ate ne masën e sigurisë arrest shtëpie. Në mbledhjen e së martës, nuk priten surpriza, pasi te gjithë aktoret politike e kane bere të qarte se nuk do te behen pengese per asnjë kërkese te Prokurorisë. Pas raportit te këshillit, seanca plenare, do te votoje serish per heqjen e imunitetit te deputetit Mark Frroku duke pranuar kërkesën e e dytë të Prokurorisë per arrestimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form