Mendjet dhe zemrat e miliona shqiptarëve kanë qenë të mbërthyera mbrëmë në ato pak metra të fushës së blertë të ?Elbasan Arena?, nga ku skuadra jonë kombëtare mori 3 pikë të vlefshme për rrugëtimin e saj në ?Euro 2016?. Ndryshe nga zhurma e mbrëmshme, sot gjithçka atje i është kthyer normalitetit, për t?u përgatitur për ndeshjen e radhës.