Ekonomia tejkalon parashikimet, rritja 2.4% - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përtej parashikimeve edhe të qeverisë, ekonomia shqiptare në vitin 2014-të u rrit me 2.4%, duke kaluar me 0.3% më shumë edhe vlerësimin e bërë nga Ministria e Financave. Për herë të parë pas 6 vitesh kontribut negativ në rritjen ekonomike ka dhënë sektori i bujqësisë i cili ka rënë me 2.6% krahasuar me 2013-ën. Sipas drejtorit të INSTAT, ndikimin më të madh këtu e ka patur rënia e prodhimit të grurit, gjë e cila e ka bërë vendin tonë më të varur nga importi. Lajmet pozitive të ekonomisë vijnë për sektorin e ndërtimit dhe të transportit. Ndërtimi për herë të parë po rikthehet me një rritje të madhe prej 10.8%, por pozitivisht ka ndikuar edhe dega i industrive përpunuese, ku sektori i fasonëve ka rritur vlerën e eksporteve drejt vendeve të BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form