http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas afro dy vitesh gjykim, togat e zeza te Krimeve te Renda, kane arritur ne konkluzionin se Arben Frroku, biznesmeni i akuzuar për ekzekutimin e ish-kryekomisar Dritan Lamajt, nuk është autori i vrasjes, duke hedhur poshtë te gjitha provat e prokurorisë qe pretendonin te kundërtën. Gjykata i ka cilësuar kontradiktore dhe te pabesueshme edhe deklarimet e dëshmitarit te mbrojtur me identitet te ndryshuar Arben Ndoka, i cili nga pamjet filmike te vendit te ngjarjes, rezulton te ketë kaluar 4 minuta pas vrasjes se kryekomisarit. Gjykata është ndalur edhe ne prova te tjera si eksperimentin e rrugës Tirane-Kakavije apo edhe përgjimet telefonike për te cilat tha se, nuk kane krijuar bindjen se ekzekutori i Lamajt është Arben Frroku. Menjëherë pas vendimit, ka reaguar edhe avokati mbrojtës i te pandehurit, i cili shpreh se Gjykata i ishte referuar edhe fakteve qe ishin paraqitur prej tyre, ndërsa organi ia kuzes nuk kishte hetuar pista te tjera. Ndërkohë burime nga Prokuroria, kane bere te ditur se do te apelojnë vendimin e shkalles se pare, e cila ka rrezuar kërkesën e tyre për ?burgim te përjetshëm?. Per organin e akuzës, Arben Frroku është autori i ekzekutimit me 24 shkurt te vitit 2013 te ish-shefit te komisariatit 6 Dritan Lamaj ndaj ne konkluzionet përfundimtare për te u kërkua dënimi me burgim te përjetshëm. Frroku ka lëne qelitë e paraburgimit 302 rreth orës 18:00, dhe nëse Apeli jep te njëjtin vendim si shkalla e pare, atëherë mesa duket Arben Frroku do te zëre vendin e vëllait ne parlament.